“Hakerët Serb nga Kosova dhe Metohija”, kanë sulmuar llogarinë zyrtare në Twitter, të " />

Hakerët Serbë sulmojnë faqen e Ambasadës së Shqipërisë

Hakerët Serbë sulmojnë faqen e Ambasadës së Shqipërisë

Të ashtuquajturit “Hakerët Serb nga Kosova dhe Metohija”, kanë sulmuar llogarinë zyrtare në Twitter, të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë.

Faqja e Ambasadës Shqiptare është sulmuar gjatë ditës së sotme duke vendosur fotografi me mbi shkrime se “Kosova është Serbia”, por pas disa minutave faqja e sulmuar është marrë nën kontroll prapë, raporton Insajderi.com.

Në njoftimin e hakerëve serb përmes një video të publikuar në Youtube shkruan se “Ky është mesazhi për shqiptarët dhe institucionet e tyre të rreme dhe të vetë shpallura në vendin tonë historik.”

Sulmi i tyre është thirrur “në mbrojtjen e miqve të tyre tradicional francez nga trajtimet shqiptare ndaj francezëve dhe ambasadave të tyre” si dhe për të mbrojtur institucionet franceze në sundimin e drejtësisë.

Sulmi vie pasi një ditë më parë një grup hakerësh nga Shqipëria të quajtur “Anonymous Albania”, kanë paralajmëruar sulme virtuale ndaj Qeverisë Franceze, pas arrestimit të Ramush Haradinaj në France. /Insajderi.com
mes-tekst