Hakerët rusë e pranojnë se në kohë reale po ndërhyjnë në zgjedhjet gjermane

Hakerët rusë e pranojnë se në kohë reale po ndërhyjnë në zgjedhjet gjermane

Një haker rus, i lidhur ngushtë me një rrjet të programeve të Twitterit, ka thënë për Buzz Feed se ai dhe 30 persona të tjerë në Rusi janë duke promovuar mesazhe të favorshme për partinë e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), sot gjatë zgjedhjeve në Gjermani.

Hakeri, i cili e ka identifikuar veten vetëm si Alexander, ka thënë për BuzzFeed se statuse në Twitter janë “dërguar falas (për përfitime reciproke)”. Por, ai nuk ka treguar se cilat janë përfitimet, dhe nuk e ka pranuar nëse dikush i ka kërkuar ta përkrahë AfD-në, transmeton Express.

“Nuk e jap këtë informatë”, ka thënë ai, në një intervistë të mbajtur përmes rrjetit social rus, VK.

Po ashtu, Alexander nuk ka komentuar nëse vetë AfD është në kontakt me të.

Ndërkohë, sipas shërbimit gjurmues të Twitterit të themeluar nga Laura Rosenberger, drejtoreshë e Aleancës për Sigurimin e Demokracisë në Uashington, rusët janë në mënyrë aktive duke e promovuar partinë e ekstremit të djathtë, AfD, në zgjedhjet nacionale.