Hakerët arrijnë të “ringjallin” llogaritë e bllokuara të Twitterit

Kur Twitteri bllokon një llogari, askush nuk pret që ajo të kthehet nga të “vdekurit”.

Hakerët arrijnë të “ringjallin” llogaritë e bllokuara të Twitterit

Megjithatë, kjo është pikërisht ajo çfarë ndodhi së fundmi kur një grup hakerësh i quajtur “Spain Squad” arriti që të “ringjall” disa llogari të Twitterit të cilët ishin bllokuar kohët e fundit.

Llogaritë si @DarkNet, @1337, @Hell dhe @LizardSquad janë disa prej tyre që “Spain Squad” i mori nën kontroll, transmeton Koha.net. Këto llogari mund t’i sjellin hakerëve shuma të majme parash pasi janë emra që kërkohen shumë nga përdoruesit që dëshirojnë t’i kenë në dispozicion.

Natyrisht, Twitter shumë lehtë mund t’i ri-bllokojë ato, gjë që me sa duket e ka bërë me llogaritë e lartpërmendura.

“Spain Squad” thotë se ka më shumë truke për të zhbllokuar llogaritë. “Akma”, një nga përdoruesit e këtij grupi, ka thënë për “Business Insider” se “”Spain Squad” përveç që mund të riaktivizojë llogaritë, mundet po ashtu edhe të marrë nën kontroll llogaritë aktive, të ndryshojë sistemin e Twitterit dhe madje edhe të bllokojë llogaritë në emër të Twitterit”.

Deri më tani, “Spain Squad” ka dëshmuar vetëm aftësinë për të sjellë në “jetë” këto llogari të cilat Twitteri i ka “mbytur” kohëve të fundit.