Hakan Sukur rrezikon katër vite burg

24.02.2016 16:13
Hakan Sukur rrezikon katër vite burg

Hakan Sukur mund të përfundojë në burg, pas komenteve poshtëruese ndaj presidentit turk, Recep Tayip Erdogan.

Kështu së paku raportojnë mediat turke, të cilat shkruajnë se sulmuesi me prejardhje shqiptare, Shukur ka fyer rëndë presidentin turk, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, raporton Insajderi.

Kujtojmë se ofendimi në llogari të presidentit turk konsiderohet si vepër penale dhe si disa gazetarë dhe aktivistë për të drejtat e njeriut në Turqi që u burgosën, edhe Shukur mund ti vuaj pasojat e njëjta.

Sukur konsiderohet legjendë e klubit të Galatasarayt dhe e gjithë futbollit turk. Ai pas lënies së futbollit i është futur politikës teksa në një seancë në parlamentin turk kishte pranuar se ka prejardhje nga Kosova dhe se ndihej krenar me këtë fakt.