Hajrulla Çeku për fyerjet e hotelit ndaj kosovarëve: Mos krijoni përgjithësime

Hajrulla Çeku për fyerjet e hotelit ndaj kosovarëve: Mos krijoni përgjithësime

Fyerja e kosovarëve nga Hoteli “Ylli i Detit”, në Durrës, ka ngjallur reagime edhe të zv.ministrit të turizmit në Shqipëri, Hajrullah Çeku.

Ai ka zgjedhur që ti shkruaj kosovarit Leutrim B, i cili i kishte bërë publike mesazhet fyese të hotelit shqiptar ndaj kosovarëve.

Hajrullah Çeku, i cili vjen nga Kosova dhe është zv.ministër i turizmit në qeverinë e Edi Ramës, ka shkruar një koment në postimin e Leutrim B, duke kërkuar nga ai dhe të gjithë që mos të bëjnë përgjithësime në rastet e tilla.

Çeku ka falënderuar kosovarin që ka bërë publike fyerjet e hotelit, duke kërkuar nga të gjithë që të publikohen raste të ngjashme, shkruan Insajderi.

“Përshëndetje Leutrim. Më vjen shumë keq për këtë situatë të përdorur nga një person i papërgjegjshëm. Me të marrë këtë informacion kam kontaktuar me administratorin e hotelit për të kërkuar sqarime. Yotëria në fjalë duke shprehur keqardhje për rastin, më njoftoi që ky komunikim ka ndodhur jashtë dijenisë së tij nga një staf i hotelit, ndaj të cilit janë marrë edhe masat e duhura.

Unë të falënderoj për raportimin e këtij rasti dhe i ftoj të gjithë që sa herë përballen me raste të tilla ata na njoftojnë. Po aq sa ju lus të gjithëve që mos të krijoni përgjithësime individuale. Ne jemi të vetëdijshëm për mangësitë tona, por po bëjmë gjithçka që është e mundur për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj turistëve në këtë drejtim Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm viteve të fundit (vlerësime ndëkrombëtare). Ju uroj një pushim të këndshëm dhe mos harroni që na keni në dispozicion për cfarëdo shqetësimi që mund ta keni”, thuhet në reagimin e zv.ministrit të Turizmit në Shqipëri./Insajderi.com