Hajnat vjedhin 300 boksa me cigare në një market në Malishevë

21.11.2017 12:23
Hajnat vjedhin 300 boksa me cigare në një market në Malishevë

Në orët e para të ditës së sotme (01:45), persona të dyshuar kanë hyrë me forcë në një market në rrugën “Adem Jashari” në Malishevë dhe aty kanë arritur të vjedhin 300 boksa me cigare.

Lajmin për Express e ka konfirmuar Lirije Podrimaj, e cila tha se policia është duke punuar në zbardhjen e këtij rasti.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe aty është konstatuar se personi/at e dyshuar kanë depërtuar me forcë, me ç’rast kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme të cigareve të llojeve të ndryshme”, tha Podrimaj për Express.

Policia është duke punuar intensivisht në ndriçimin e rastit dhe arrestimin e kryesve të mundshëm të veprës.