Hajnat me motoçikleta grabisin në pikë të ditës

Hajnat me motoçikleta grabisin në pikë të ditës

Pamje të tmerrshme tregojnë momentin kur një bandë me motoçikleta dhe të të armatosur me thika dhe çekiçë sulmuan kalimtarët afër një bizhuteritë luksoze në zemër të Londrës sot. Një valë e krimeve të dhunshme ka kapluar kohët e fundit kryeqytetin britanik.

Blerësit dhe turistët e tronditur po shihnin të mahnitur kur tre nga banditë u futën në dyqanin e orëve të shtrenjta derisa kërcyne mbi motoçikleta me motor, ndërsa një tjetër iku në këmbë.

Kalimtarët e guximshëm arritën të ndjekin një sulmues të pestë në tokë, me policinë e cila erdhi më vonë dhe të cilët konfirmuan se kishin arrestuar një njeri jashtë lokalit Orët Zvicerane në Rrugën Regent në Londër.

Mësymja e sotme vjen pas një rritjeje të krimit të dhunshëm në të gjithë vendin, me statistikat e krimit që tregojnë deri në 54 grabitje me motoçikleta që ndodhin çdo ditë në kryeqytet.

Më pak se 24 orë më parë, komiku Michael McIntyre kishte raportuar vjedhjen e një orë Rolex në vlerë 15 mijë paundë, e grabitur nga banditë me motoçileta, derisa ai po merrte djalin e tij dhjetëvjeçar nga shkolla.

Sulmuesit ishin parë duke sulmuar një automobilist dje në Birmingham, ndërsa një grua në veri të Londrës u desh të luftonte për jetën e saj atë natë pasi u godit nga hajdutët që synonin telefonin dhe çantën e saj.

Ky vit po provohet të jetë edhe një nga vitet me më shumë vdekje nga sulmet e tilla në Londër, ku detektivët hapën rastin e tyre të 70-të të vrasjes javën e kaluar.

Asambleja e Londrës i tha MailOnline se veprat e krimit me thikë u rritën me 18.3 përqind sivjet deri në prill, me 14.811 incidente në 2018, krahasuar me 12.515 gjatë të njëjtës periudhë në 2017./Insajderi