Hahn shpreson që Kosova ta formojë shpejt qeverinë, jo si herën e kaluar

Hahn shpreson që Kosova ta formojë shpejt qeverinë, jo si herën e kaluar

Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Negociata, Johannes Hahn, ka shprehur dëshirën që Kosova do të formojë së shpejti qeverinë e re.

Pas rezultateve të përafërta të zgjedhjeve që lanë partitë në pozitë që të mos mund të qeverisin pa formuar koalicion, Hahn shpreson që të mos zgjasë përsëri deri në nëntë muaj formimi i qeverisë si herën e kaluar, shkruan Radio Evropa e Lirë.

“Rezultati është i tillë sa të mos mund të krijosh menjëherë një shumicë të qartë për qeveri, dhe shpresoj që nuk do të zgjasë deri në nëntë muaj si ndodhi herën e fundit, sepse është e rëndësishme për këtë shtet të qëndrojë e përkushtuar në reformë”, ka thënë ai në Bruksel.

Ai është shprehur gjithashtu se për ta është “qenësore që shteti dhe përfaqësuesit e saj të jenë të përkushtuar në perspektivën Evropiane”, duke shtuar se “kushte më të mira të jetesës mund të arrihen në Bashkimin Evropian”. /Insajderi.com