Hahn: Fokusohuni tek krijimi i një zone ekonomike të përbashkët

Hahn: Fokusohuni tek krijimi i një zone ekonomike të përbashkët

Nga tryeza ku janë ulur bashkë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor sot në Durrës, komisioneri Johanes Hahn dha një mesazh të qartë lidhur me integrimin në Bashkimin Europian.

Gjatë fjalës së tij në takimin joformal ai theksoi se tashmë si prioritet kyç është që të krijohet një zonë ekonomike, nga e cila do të nxitet edhe rritja ekonomike.

Hahn pohoi qartë se integrimi nuk është me një alternative për hyrjen në BE, por është plotësues i dobishëm.

“Prioriteti kyç tani është që të krijohet një zonë ekonomike dhe të nxitet rritja ekonomike dhe më shumë punësim për njerëzit”, tha Hahn.(rtk)