Hadergjonaj në formacionin e javës në Bundesliga

Hadergjonaj në formacionin e javës në Bundesliga

Java e 26-të në Bundesliga ka përfunduar me sukses për mbrojtësin nga Deçani, Florent Hadergjonaj i cili ka shkëlqyer ditën e djeshme me skuadrën e tij Ingolstadt.

Sipas Whoscored, Hadergjonaj ishte titullar si gjithnjë në fitoren 2-1 ndaj skuadrës Mainz 05, duke i shtuar gjasat ekipit të tij për mbijetesë.

Falë golit të shënuar për fitoren 2-1, Hadergjonaj është futur edhe në formacionin më të mirë të javës në Bundesliga.

Kjo është hera e katërt që Hadergjonaj futet në formacionin më të mirë të javës në Bundesliga.

Përpos Hadergjonajt, në formacionin më të mirë të javës janë edhe yjet si Thiago Alcantara, Robert Lewandowski e Jorome Boateng./Insajderi.com