Guvernatori i New York-ut flet për shpërthimin: Nuk ka prova të terrorizmit ndërkombëtar

Guvernatori Andrew Cuomo ka folur në New York në vendin ku mbrëmë ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm që tronditi lagjen Chelsea në Manhattan, dhe la pas vetes 29 persona të plagosur.

Guvernatori i New York-ut flet për shpërthimin: Nuk ka prova të terrorizmit ndërkombëtar

“Nuk ka dëme të mëdha të pronës në të dy anët ku ka ndodhur shpërthimi” tha ai duke shtuar se “jemi me të vërtetë me fat që nuk ka pasur viktima”, transmeton Klan Kosova.

Cuomo tha se ai është informuar nga të gjitha agjencitë e zbatimit të lidhit dhe “nuk ka prova për një lidhje të terrorizmit ndërkombëtar me këtë incident”.

“Kushdo që ka vendosur këto bomba ne do ta gjejmë dhe do ta sjellim para drejtësisë,” tha Cuomo.

“Ne nuk do të lejojmë që këto lloje kërcënimesh të na prishin jetën tonë në New York”.