Gucati: Të kthehet Ligji për Gjykatën Speciale, duhet të gjykohen edhe serbët

Gucati: Të kthehet Ligji për Gjykatën Speciale, duhet të gjykohen edhe serbët

Përfaqësuesit e Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, kanë krijuar sot tensione gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, në shenjë pakënaqësie për moslirimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Duke diskutuar me ton të lartë, nga pjesa e ulëseve për mysafirë në Kuvend, ata kërkonin që të rikthehet në Kuvend Ligji për Gjykatën Speciale.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë arsyeja e kërkesës së tyre është që Gjykata Speciale duhet t’i gjykojë edhe serbët.

“Kërkesa jonë e vetme është kthimi në Kuvend i Ligjit për Gjykatën Speciale për arsyeje se, jo vetëm shqiptarët të gjykohen në këtë gjykatë, por edhe serbët”, ka thënë Gucati për Insajderi.

Gucati ka ftuar të gjithë veteranët ta përkrahin kërkesën e tyre për kthimin e këtij Ligji. Madje ai ka paralajmëruar edhe protesta nëse kjo gjë nuk ndodh./Insajderi.com