Miratimi i projektligjit për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017 pritet që ta fus në telashe Qeverinë së Kosovës me veteranët.

Kjo" />

Gucati: Mustafa na premtoi se do t’i gjejë edhe 50 milionë euro për veteranët

Gucati: Mustafa na premtoi se do t’i gjejë edhe 50 milionë euro për veteranët

Miratimi i projektligjit për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017 pritet që ta fus në telashe Qeverinë së Kosovës me veteranët.

Kjo ngase me miratimin e projektligjit totali i  shpenzimeve për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mund të tejkalojë shumën prej 38 milionë euro për vitin 2017.  Kjo shumë e ndarë nga Qeveria nuk do të mund t’i mbulojë të gjitha pensionet për afro 30 mijë veteranët e certifikuar të UÇK ‘së.

E nëse pensionet nuk u dalin të gjithë veteranëve këta të fundit janë zotuar se do t’i trokasin në derë me protesta qeverisë së Kosovës.

Në një prononcim për Gazetën Express, kreu i OVL’UCK’së, Hysni Gucati,  ka thënë se kjo organizatë ka marrë premtime nga Qeveria se do ti siguroj edhe 50 milionë euro për veteranët.

“Ne në takim para disa ditëve kemi biseduar me kryeministrin Mustafa rreth kësaj çështjeje. Ai na ka premtuar se do të arrijë ti sigurojë edhe 50 milionë euro për t’ua ndarë veteranëve pensionet. Qeveria nuk guxon ti zbresë pensionet e veteranëve”, ka thënë Gucati për Gazetën Express.

Ai tha se nëse pensionet ulen atëherë veteranët do të dalin në protesta.

“Kjo qeveri ka ngelë shumë sa i përket çështjes së veteranëve. Ne dalim në protesta nëse nuk kemi pensione. Bilez pas disa muajve ne edhe do të kërkojmë rritje të pensioneve”, ka thënë ai.

Ndryshe Qeveria dje miratoi projektligjin për kufirin e pensioneve të veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së

“Totali i shpenzimeve në skemën e pensioneve për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mund të tejkalojë shumën prej tridhjetë e tetë (38) milionë euro për vitin fiskal 2017. Totali i shpenzimeve në skemën e pensioneve për invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mund të tejkalojë shumën prej dymëedhjetë (12) milionë euro për vitin fiskal 2017”, thuhet në nenin 24 të këtij projektligji.

Aktualisht pensioni që veteranët marrin është 170 euro. Kjo shifer nuk mund të jetë më e ulët se paga minimale në Kosovë.