Guardiolas nuk i pëlqejnë Krishtlindjet – i nervozuar i heq kapelën lojtarit të Cityt [Video]

Guardiolas nuk i pëlqejnë Krishtlindjet – i nervozuar i heq kapelën lojtarit të Cityt [Video]

Pep Guardiolas nuk i ka pëlqyer aspak një gjest i futbollistit të tij, gjatë takimit Manchester United – Manchester City.

City e mposhti Unitedin në derbin e madh të Anglisë, të zhvilluar këtë fundjavë në “Old Trafford” – duke e thelluar në 11 pikë kryesimin në Premierligë.

Me fitoren e fundit, skuadra e Pep Guardiolas ka bërë hap të madh drejt titullit, duke e mposhtur sërish në shtëpinë e tij Jose Mourinhon.

Por, tekniku spanjoll duket se nuk është adhurues i atmosferës festive, dhe këtë më së miri e dëshmoi momenti kur ai i hoqi kapelen e babadimrit mbrojtësit të Cityt, Eliaquim Mangala.

Në një moment, Guardiola shihet teksa i heq kapelen atij, dukshëm i nervozuar, dhe e hedh atë në drejtim të bankinës. /Insajderi