Guardiola “zbulon” lojtarin e dytë më të mirë në botë

Pep Guardiola e ka quajtur mesfushorin Kevin De Bruyne një nga lojtarët më të mirë që ai ka stërvitur ndonjëherë.

Guardiola “zbulon” lojtarin e dytë më të mirë në botë

Pep ka punuar me një numër të madh yjesh botërorë gjatë karrierës së tij, si Arjen Robben, Andres Iniesta apo Xavi Hernandez. Gjeniu, i cili vjet ishte trajner i Bayern-it, tha se Lionel Messi është më i miri me të cilin ka punuar, por De Bruyne renditet pas tij, njofton Telesport.

“Kevin është një nga lojtarët më të mirë që kam stërvitur ndonjëherë. Messi është në një tabelë tjetër në renditje, por Kevin vjen menjëherë pas tij në një tabelë më poshtë”, u shpreh 45-vjeçari pas triumfit me “poker”.

De Bruyne ka luajtur shkëlqyeshëm në javët e tij të parë nën drejtimin e trajnerit të ri, duke luajtur rol kryesor në fitoren 2-1 të “Qytetarëve” në derbi kundër Manchester United-it.

“Ai e kupton ndeshjen, është fizikisht i fortë. Ai është agresiv pa topin, por sidomos me topin. Ai sheh gjithçka. Dhe para porte ai mund të pasojë apo të shënojë. Jemi me fat që e kemi”, përfundoi Pep Guardiola./Insajderi.com