Guardiola i pakënaqur me peshën e lojtarëve

Guardiola i pakënaqur me peshën e lojtarëve

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka larguar nga ushtrimet disa prej lojtarëve të tij, të cilët do të punojnë tani për të humbur disa kile nga pesha e tyre.  Një gjë të tillë e ka bërë si formë dënimi ndaj tyre.

Mbrojtësi francez Gael Clishy ka thënë se Guardiola i ka thënë skuadrës që të evitojë pizat, disa lëngje dhe disa ushqime “të rënda.”

“Ata nuk janë në mbipeshë, por dua që lojtarët e mi të jetë vital,” ka thënë Guardiola, njofton BBC.

“Pesha është shumë e rëndësishme.  Kur nuk jeni vital, atëherë rreziku vije.  Nuk je i shpejtë sa duhet dhe për këtë duhet të jeni të përgatitur,” ka shtuar ai.

Vetë Clichy thotë se e mbështet këtë rregull të trajnerit të tij./Insajderi.com