“Guardiola, trajneri më i papjekur që kam pasur”

“Guardiola, trajneri më i papjekur që kam pasur”

Zlatan Ibrahimovic ka thënë se Pep Guardiola është trajneri më i papjekur që ka pasur në karrierë.

Sulmuesi i Manchester United ka sulmuar trajnerin e Manchester Cityt, duke e cilësuar si trajnerin më të papjekur që ka pasur në karrierën e tij si futbollist, transmeton Insajderi.

Ibrahimovic iu bashkua Barcelonës nga Interi në sezonin 2009-10, pas tre viteve të suksesshme të kaluara me gjigantin italian.

Duke folur për Sky Sports Italia pas humbjes së pësuar në derbin e Manchesterit nga City i Guardiolas, suedezi tha: “Kisha shënuar shumë gola në gjashtë muajt e mi të parë dhe më pas fituam dy Super Kupa. Gjashtë muajt e parë ishin të përsosur”.

Por, marrëdhënia e tij me Guardiolan u prish, sipas tij, në momentin kur ai e konfrontoi atë për një ndryshim në taktika, i cili i zvogëloi rolin disa lojtarëve në favor të Leo Messit.

“Pas asaj, ne ndryshuam sistemin dhe taktikat, dhe kjo nuk ishte e mirë për mua, andaj klubi më tha të flisja me Guardiolan”, zbuloi Ibrahimovic.

“Dhe, unë i thash Guardiolas se kishte sakrifikuar disa lojtarë tjerë për Messin. Ai më tha se më kuptoi. Pas kësaj, më la në bankën e rezervistëve për ndeshjen e radhës, dhe tjetrën, dhe më pas tjetrën. Më pas, ai nuk fliste me mua dhe as nuk më shikonte në sy”, tha Ibrahimovic.

“Unë po hyja në një dhomë dhe ai do të dilte jashtë saj. Unë do të shkoja për ta takuar dhe ai do të shkonte diku tjetër. Aty e kuptova se kishte të bënte me gjëra përtej futbollin”, përfundoi suedezi. /Insajderi