Guardiola: Sot është një ditë e trishtuar për Evropën dhe demokracinë

Guardiola: Sot është një ditë e trishtuar për Evropën dhe demokracinë

Lajmet politike janë infiltruar edhe në sport, sidomos në qytetin e Mançesterit në Angli, ku Pep Guardiola ka komentuar rastin e Katalonjës edhe sot.

Pas vendimit të kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy këtë mëngjes, për të marrë sërish nën kontroll Katalonjën – pas referendumit të mbajtur dy javë më parë në rajonin spanjoll -, Guardiola ka thënë se “sot është një ditë e trishtuar për Evropën”.

“Është një ditë shumë e trishtuar për Evropën, për botën dhe për demokracinë. E vetmja gjë që unë mund të mendoj është se kjo nuk është gjë e mirë”, ka thënë Guardiola.

Manchester City i Guardiolas e mposhti sot me rezultat 3-0 Burnleyn në Premier Ligë. /Insajderi.com