Guardiola i prish punë Bayernit

Guardiola i prish punë Bayernit

Merkatoja e verës sivjet do të jetë e çmendur në “gjuetinë” për mbrojtës anësorë. Klube si Barcelona, Bayern, Manchester City dhe Juventus do të jenë në kërkim të lojtarëve të këtij profili dhe në moshë të re.

Një nga emrat më të përmendur deri tani është Benjamin Henrichs. Anësori i djathtë luan te Bayer Leverkusen dhe është “piketuar” si pasuesi i kapitenit Philipp Lahm te Bayern. Por, sy për të parë kanë edhe drejtuesit e Manchester City-t.

“Daily Star” shkruan se “Qytetarët” aktualisht po e ndjekin me kujdes 20-vjeçarin e talentuar.

Trajneri Pep Guardiola, i cili vitin e kaluar la bavarezët, kërkon të freskojë mbrojtjen e tij, sidomos në krahë, ku ka vetëm veteranë.

Henrichs për të është prioritet dhe kjo është arsyeja pse në ndeshjen Atletico Madrid-Bayer Leverkusen në Champions League të mërkurën e ardhshme City do të ketë skautët e vet në stadium.