Guardiola, pak shpresa për renditjen tabelare

Guardiola, pak shpresa për renditjen tabelare

Pep Guardiola mendon se Manchester City do ta ketë të vështirë të kualifikohet për edicionin e ardhshëm të Champions League dhe ka theksuar se ai nuk po mendon për titullin në Premier League.

“Citizens” kanë fituar 10 ndeshje të njëpasnjëshme në të gjitha kompeticionet, që nga fillimi i sezonit. Gjashtë nga këto fitore kanë ardhur në Premier League, por Guardiola kërkon të frenojë entuziazmin, duke thënë se edhe një pozicionim mes katër ekipeve të para në kampionatin anglez është në dyshim, shkruan telesport.

https://www.youtube.com/watch?v=0OKRyltN1gw

“Nuk mendoj për atë që mund të ndodhë kur fillin sezoni”, ka thënë ai për faqen zyrtare të klubit. “Thjesht jemi përqendruar te puna që duhej të bënim në fazën parapërgatitore dhe më pas kemi fituar besim pas kualifikimit në Champions. Në vazhdim, i kemi marrë ndeshjet me radhë. Sinqerisht unë mendoj se do të jetë e vështirë edhe kualifikimi në Championsi-n e ardhshëm. United ka luajtur shumë mirë kundër Leicester, Liverpool po bën paraqitje shumë të mirë, si Tottenham dhe Arsenal. Everton mund të ketë humbur, por ata kanë një ekip po aq të fortë”.

“Tani po mendojmë për Celtic dhe më pas na pret sfida me Tottenham dhe kjo do të jetë filozofia jonë. Në fund të sezonit, do të shohim nëse kemi qenë më keq apo më mirë se rivalët tanë”, ka thënë Pep.