Guardiola nuk dorëzohet për mbrojtësin e Juventusit

23.09.2016 14:01
Guardiola nuk dorëzohet për mbrojtësin e Juventusit

Leonardo Bonucci ka qenë një nga të preferuarit  Guardiolas dhe kjo preferencë vijon edhe pas transferimit në Manchester.

Pep Guardiola nuk dorëzohet për të transferuar mbrojtësin Leonardo Bonucci, edhe pse gjatë verës Juventus ka refuzuar ofertë të majme për të.

Por Guardiola këmbëngul dhe atë që nuk e arriti në merkaton e verës, do ta tentojë sërish në janar. Sipas të përditshmes “The Sun”, City po kërkon një mbrojtës për të zëvendësuar belgun e dëmtuar Kompany.

Tabloidi britanik ka zbuluar se arsyeja e tërheqjes së Manchester City në verë ishte shuma prej 60 milionë eurosh që kërkonte Juve dhe fakti që Kompany po rikuperohej shpejt. Por ky i fundit ka shfaqur sërish probleme dhe Bonucci është një zgjedhje që e josh shumë Guardiolan.