Guardiola largon tre futbollistë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Ashtu sic pritej, tre futbollistë të Manchester City tashmë janë larguar nga skuadra. Trajneri Pep Gurdiola ka shfrytëzuar ditën e fundit të afatit kalimtar për të larguar mesfushorin Sami Nasri, sulmuesin Bony dhe mbrojtësin Mangala.

Guardiola largon tre futbollistë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Nasri e Mangala janë transferuar në Spanjë dhe që të dy në formë huazimi.  Nasri do të luaj tek Sevilla kurse Mangala tek Valencia.  Ai do të zëvendësoje Shkodran Mustafin në mbrojtje, i cili u transferua tek Arsenali.

Ndërsa sulmuesi Wilfired Bony është transferuar po ashtu në formë huazimi tek Stoke City./Insajderi.com