Guardiola: Ky lojtar më kujton Eto’on, dhe mund të bëhet si Ronaldo

Guardiola: Ky lojtar më kujton Eto’on, dhe mund të bëhet si Ronaldo

Pep Guardiola ka lavdëruar futbollistin e Manchester Cityt, Gabriel Jesus.

Pas ndeshjes së fundit të Cityt në Premierligë, ku skuadra e tij fitoi me rezultat 2:0 ndaj Leicesterit, Guardiola ka lavdëruar sulmuesin e tij, Gabriel Jesus, shkruan Insajderi.

Jesus deri tani ka shënuar nëntë gola me Cityn këtë edicion, duke u shndërruar në një nga lojtarët kryesorë të Cityt.

Guardiola tha pas ndeshjes se ai i kujton atij Samuel Eto’on, dhe se mund të bëhet si Ronaldo [braziliani] në të ardhmen.

“Ai më kujton Eto’on, dhe i bën presion kundërshtarit si askush tjetër”, tha Guardiola para gazetarëve.

Por, përkundër startit të mirë, Guardiola insiston se ende ka hapësira për përmirësim.

“Mendoj se ai vrapon shumë me topin”, tha Guardiola.

“Kur ai vrapon më pak me topin mund të bëhet një lojtar si Ronaldo”, përfundoi Guardiola. /Insajderi