Guardiola: Ky futbollist nuk largohet nga City

Guardiola: Ky futbollist nuk largohet nga City

Pep Guardiola ka mohuar mundësinë e largimit të fantazistit spanjoll, David Silva, nga Manchester City.

31-vjeçari nuk kishte vënë në pikëpyetje të ardhmen e tij te klubi anglez, por ditët e fundit raportohet se është gjetur akordi për rinovimin e kontratës, edhe për 3 vite të tjera.

Vetë trajneri i qytetarëve tregoi se klubi ka besim te Silva, që luan për City-n prej 7 vitesh.

“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm dhe të gjithë jemi të lumtur që ka vendosur të rinovojë. Ai ka shkruar historinë e klubit, sepse luan këtu prej 7 vitesh dhe është gjithmonë i gatshëm, pasi nuk dëmtohet thuajse asnjëherë. Tani e në vazhdim ai nuk do të jetë në gjendje të luajë çdo 3 ditë, por është personi i duhur për të ndihmuar në rritjen e futbollistëve të rinj të klubit, sepse është nga më jetëgjatët në skuadër”, tha Pep Guardiola.