Josep Guardiola ka deklaruar për mediat britanike se kurrë nuk do të kthehet në Barcelonë si trajner. Arsyeja për këtë temë ishte presioni i madh nën të cilin ndodhet Lu" />

Guardiola: Kurrë nuk do të kthehem në Barcelonë

Guardiola: Kurrë nuk do të kthehem në Barcelonë

Josep Guardiola ka deklaruar për mediat britanike se kurrë nuk do të kthehet në Barcelonë si trajner. Arsyeja për këtë temë ishte presioni i madh nën të cilin ndodhet Luis Enrique, trajneri aktual i “Barcës”.

Pas disfatës nga Paris Saint-Germain 4:0 në ndeshjen e parë të së tetës të finales në Paris, Enrique u gjet nën sulmin e opinionit katalonas.

Natyrisht, menjëherë u shfaqën edhe spekulimet mediatike se ekziston mundësia që, nëse ndodh ndërrimi i Enrique, Guardiola përsëri të ulet në stolin e Barcelonës, klubit me të cilin ai madje fitoi 14 trofe dhe në të cilin ka filluar karrierën e tij si lojtarë dhe më vonë si trajner.

“Kurrë nuk do të kthehem në Barcelonë si trajner. Periudha ime atje ka përfunduar”, shkurt dhe qartë ka thënë Guardiola, pastaj iu kthye kupës FA, në të cilën sot City do të ndeshet në të tetën e finales me Huddersfield Town. /Insajderi.com