Guardiola konfirmon largimin e Iheanacho

Guardiola konfirmon largimin e Iheanacho

Pep Guardiola ka konfirmuar se Kelechi Iheanacho është pranë largimit nga Manchester City.

Nigeriani u la jashtë listës së skuadrës që ka udhëtuar në Amerikë në mënyrë që të finalizojë transferimin e tij te Leicester City për 30 milionë euro. Dhelprat janë shumë pranë sulmuesit nigerian, 20 vjeç, të cilit i është komunikuar se nuk është pjesë e planeve afatgjate të Guardiola-s.

Trajneri i City-t pranon: “Kelechi është një lojtar i ri. Nuk është e lehtë për të. Në këtë moshë ai duhet të luajë rregullisht dhe prandaj ai, bashkë me klubin kemi vendosur se do të ishte zgjidhja më e mirë nëse do të largohej.”, shkruan telesport.

Iheanacho ka shënuar 12 gola në 46 ndeshje në Premier League për City-n. Test ham dhe Newcastle gjithashtu kanë treguar interes për një transferim në “King Power Stadium” pritet të konfirmohet brenda ditëve të ardhshme. City ka udhëtuar në Houston gjatë kësaj jave për të zhvilluar një tur para-sezonal.