Guardiola ka disa fjalë për Mourinhon

Pep Guaridola ka zbutur paksa rivalitetin e krijuar mes tij dhe trajnerit të Manchester Unitedit, Jose Mourinho.

Guardiola ka disa fjalë për Mourinhon

Pas fitores së Manchester Cityt prej 2:1 ndaj Manchester Unitedit, gazetarët kanë tentuar të hedhin ‘benzinë në zjarr’ duke provokuar Pep Guardiolën me pyetje të ndryshme për triumfin ndaj rivalit të tij, Jose Mourinhos.

Por, trajneri spanjoll është treguar tejet i vëmendshëm duke thënë se humbja dhe fitorja janë pjesë e lojës dhe se në të ardhmen sërish do ta mposhtin njëri tjetrin.

“E respektoj shumë Mourinhon. Në të ardhmen do ta mposhti atë, gjithashtu edhe Mourinho do të më mposht mua”, ka thënë Guardiola.

Guardiola dhe Mourinho rivalitetin e madh e kanë krijuar gjatë kohës sa këta dy teknikë të futbollit drejtonin dy gjigantët spanjoll, Real Madridin, respektivisht Barcelonën. /Insajderi.com