Guardiola flet për formën e frikshme të Manchester Cityt

Guardiola flet për formën e frikshme të Manchester Cityt

Pep Guardiola ka folur rreth ecurisë së mahnitshme të skuadrës së tij Manchester City në Premierligë.

Guardiola lavdëroi skuadrën e tij Manchester Cityn për fitoren ndaj Huddersfield Townit, duke e cilësuar atë si fitoren më të rëndësishme të sezonit, shkruan Insajderi.

Trajneri i Cityt tha se kjo ndeshje ishte një “ndeshje e vërtetë e Premierligës”, dhe tha se fitoren tani do të bëhen edhe më të vështira.

“Tani ka ardhur dimri dhe është e vështirë. Por, ne ia dolëm. Më shumë se fitore në ndeshje tjera, ne na duhet të fitojmë në një ndeshje të këtillë”, shtoi ai.

“Duhet të kalojmë një situatë të tillë nëse dëshirojmë titullin në fundin e sezonit”, tha Guardiola.

Ky rezultat do të thotë se City ende nuk ka humbur këtë edicion, por Guardiola ka thënë se vështirë se kjo do të vazhdojë deri në fundin e sezonit.

“Është e pamundur për ne të përfundojmë sezonin të pamposhtur, por duhet të luftojmë deri në fund”, tha në fund spanjolli.

Manchester City deri tani ka zhvilluar 13 ndeshje në Premierligë dhe ka regjistuar 12 fitore dhe një barazim, duke kryesuar si lider në Premierligë, me gjithsej 37 pikë.

Në Ligën e Kampionëve, skuadra e Guardiolas ka bilanc perfekt të ndeshjeve, me 5 fitore në 5 takime në grup të zhvilluara gjithsej. /Insajderi