“Guardiola dhe Pique duhet të kishin hequr dorë nga Spanja”

“Guardiola dhe Pique duhet të kishin hequr dorë nga Spanja”

Një nga lojtarët e pakët që kanë luajtur për Barcelona-n dhe Real Madrid, ish-sulmuesi Alfonso Perez, ka ngritur dyshime në lidhje me përkushtimin e Pep Guardiola dhe Gerard Pique kundrejt kombëtares së Spanjës, për shkak të bindjeve të tyre separatiste.

I njohur për aftësitë e tij në lojën ajrore, sulmuesi i lindur në Madrid ka përfaqësuar Spanjën në Euro 1996, Kupën e Botës të 1998-ës dhe Euro 2000, ku ka shënuar edhe një nga golat e tij më të famshëm kundër Jugosllavisë.

“Do të kishte qenë më e ndershme për Guardiola-n, duke parë se është kaq shumë katalanas, do të kishte qenë të largohej nga kombëtarja e Spanjës”, ka thënë Alfonso për ish-shokun e tij të skuadrës.

“Nuk jam kundër katalanasve, djali im ka lindur në Barcelonë dhe nëse do të kisha qenë një radikal do t’i kisha çuar në Madrid për të lindur ose Sevilla. Unë jam kundër atyre që janë pro pavarësisë”.

Duke ndjekur të nëjjtin arsyetim, Alfonso ka sulmuar edhe Pique.

“Ai është në të njëjtën situatë si Guardiola, i vetmi ndryshim është se ai është akoma duke luajtur, por kur të vijë momenti, ai do të dalë në favor të pavarësisë së Katalunjës”, ka shtuar ish-sulmuesi.

I pyetur të zgjedhë mes dy rivalëve të përjetshëm: “Kur kam qenë fëmijë, kam qenë një tifoz i Barcelona-s. Por kur shkova në Madrid, në moshën 13-vjeçare, jam identifikuar më shumë me Real-in, për këtë arsye tani preferoj Real Madrid para Barcelona-s. E njëjta gjë ka ndodhur me Guti-n dhe Raul, që kanë qenë të dy tifozë të Atletico Madrid, por kur u rritën ranë në dashuri me Real”, ka përfunduar Alfonso. /Telesport.al