Guardiola dëshiron mesfushorin e Barcelonës që e “krijoi” vetë

Guardiola dëshiron mesfushorin e Barcelonës që e “krijoi” vetë

Sipas asaj që raporton “Onda Cero”, Manchester City ka shfaqur interes për mesfushorin Sergio Busquets dhe po bën sondazhet e veta për të kuptuar nëse katalanasit janë të gatshëm për të biseduar.

Fituesi i Kupës së Botës e ka kaluar gjithë karrierën e tij në “Camp Nou”, ku kulmin e ka arritur si lojtar i trajnerit Pep Guardiola.

Ky i fundit tashmë po punon te Manchester City dhe sheh pikërisht 29-vjeçarin si elementin ideal për të lidhur një mbrojtje të re në moshë, si ajo që ka në “Etihad Stadium”, me sulmin shkatërrimtar të përbërë nga yje si Kevin de Bruyne, Sergio Aguero dhe Gabriel Jesus.

Praktikisht, Busquets nuk ka çmim, sepse është një ikonë e Barcelonës, pavarësisht se ndikimi i tij në lojë ka qenë gjithmonë thuajse i padukshëm.

Kush e kupton mirë futbollin, e di se ai është një nga tre mesfushorët më inteligjentë në botë.(Telesport)