Guardiola: City s’mund ta fitojë kampionatin

Guardiola: City s’mund ta fitojë kampionatin

Pep Guardiola, ka thënë së Manchester City duhet të përmirësohet nëse synon të fitojë një trofe të rëndësishëm.

“Ne jemi të kënaqur me rezultatet dhe me mënyrën e lojës që kemi treguar në këto dy muaj. Por kjo nuk mjafton për të fituar Premier League apo Champions League. Tani, pas katër ndeshjes të luajtura në kampionat, do të doja t’i thoja tifozëve tanë se kjo lojë që kemi bërë deri tani nuk është aq e mirë sa duhet për të fituar titullin”, ka thënë Guardiola, njofton Telesport.

Spanjolli duhet të përgatitet për debutimin në Champions League në këtë sezon, tri ditë pas përballjes me rivalët e United, teksa City do të presë në shtëpi mbrëmjen e nesërme gjermanët e Borussia Monchengladbach. /Insajderi.com