The Guardian: Prishtina, njëri ndër lokacionet për fundjavë

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, ëshë në mesin e qyteteve të cilat gazeta britanike “Thë Guardian” përmes një artikulli sugjeron që të vizitohet për një fundjavë.

The Guardian: Prishtina, njëri ndër lokacionet për fundjavë

“Qytete të vogla me shumë ngjyra dhe lokale, të përkryera për një pushim të fundjavës”, ka shkruar “The Guardian”, në mesin e të cilave është Prishtina, Tirana dhe Ohri i Maqedonisë.

Një nga kryeqytetet e Evropës, që është në radar për turizëm, është kryeqyteti i Kosovës, Prishtina. Disa nga vendet të cilat duhet vizituar patjetër në Prishtinë janë: Statuja e Bill Clintonit, e cila është konsideruar shumë tërheqëse, muzeu etnografik është një tjetër lokacion me vlerë që duhet të vizitohet, për ta parë kulturën kosovare.

“Rrugë të ngushta dhe lagje tradicionale të cilat patjetër duhet eksploruar”, shkruan “The Guardian”.

Ndër tjerash, ‘The Guardian’ shkruan edhe për kafenetë e Prishtinës të cilat thotë se janë më të mirat në botë, e përveç makiatove, duhet cekur edhe kuzhinën, ku nuk mungojnë as restorantet dhe klubet e natës.

“Ndërsa për ta shijuar një shëtitje në pyll është Parku i Gërmisë, me një pishinë të hapur për not dhe restorante”, përfundon përshkrimin e saj për Prishtinën./Insajderi.com