Pas nisjes së hetimeve disiplinore ndaj prokurorëve dhe transferimit të tre prej tyre nga kryeprokurorja Arta Marku për shkak të refuzimit për të punuar me dosjen “Shullazi”, a" />

Grushte dhe shpulla mes prokurorëve shqiptarë

Grushte dhe shpulla mes prokurorëve shqiptarë

Pas nisjes së hetimeve disiplinore ndaj prokurorëve dhe transferimit të tre prej tyre nga kryeprokurorja Arta Marku për shkak të refuzimit për të punuar me dosjen “Shullazi”, ata janë përplasur fizikisht me eproren e tyre Donika Prela.

Pak orë pasi janë njohur me hetimin disiplinor të nisur kundrejt tyre, 10 prokuroret kanë shkuar të enjten pasdite rreth orës 18:00 dhe janë futur me force në zyrën e drejtueses së prokurorisë së Tiranës Donika Prela për të kërkuar shpjegime se përse janë penalizuar dhe transferuar në detyrë.

Prela nuk i ka pritur kolegët e saj dhe i ka kërkuar që të dalin jashtë, madje ajo ka kërkuar edhe ndihmën e forcave të rëndit.

Burime bëjnë të ditur për “Vizion Plus” se ka pasur tone të larta, fyerje mes prokurorëve deri tek degjenerimi i situatës në përdorimin e grushtave dhe shpullave mes drejtues të prokurorisë së Tiranës Donika Prela dhe një prokuroreje emri të cilës nuk është bërë i ditur.

Fillimisht për të qetësuar gjakrat mbërriti në vendngjarje policia e shtetit dhe më pas drejtuesi i saj Ardi Veliu.

Prokuroria ende nuk ka dhënë asnjë version zyrtar për ngjarjen.