Grupi i shqiptarëve dhe serbëve në Mitrovicë akuzohen për “marrje me prostitucion”

Grupi i shqiptarëve dhe serbëve në Mitrovicë akuzohen për “marrje me prostitucion”

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në Mitrovicë, ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e gjashtë personave të dyshuar.

Operacioni policor është zhvilluar në rajonin e Mitrovicës, në tri lokacione të ndryshme, ku dyshohej se personat e dyshuar po kryenin veprimtarinë e kundërligjshme, duke kryer veprën penale ‘marrje me prostitucion’.

Personat e arrestuar në këtë rast janë, meshkujt serbë: M. L. (1987), I.M. (1988), S.S. (1974) dhe meshkujt shqiptarë F.S. (1997), F.M. (1981) dhe F. R. (1977).

“Personat e dyshuar të arrestuar dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘marrje me prostitucion’, nga neni 7 i ligjit  03/L-142.  Të dyshuarit janë dërguar në gjykatën kompetente në procedurë të shpejtë”, njofton policia.