Grupi muzikor nga Rusia me këngë rreth Kosovës e Serbisë

Grupi muzikor nga Rusia me këngë rreth Kosovës e Serbisë

Grupi muzikor i zhanrit heavy metal KIPELOV kanë krijuar së fundmi një këngë jo të zakonshme.

Kosova e humbur e Serbisë, Beteja e Kosovës e vitit 1389 dhe bombardimet e NATO-s e kanë inspiruar grupin që të krijojë këngë për këto ngjarje.

Margarita Pushkina ka shkruar tekstin ndërsa sipas grupit është një tragjedi e madhe sllave ajo çka ndodhë mes Kosovës e Serbisë.

Teksti flet për një tragjedi kombëtare serbe dhe kënga më pas është krijuar nga kjo poemë.

KIPELOV është grup muzikor i cili për frontmen ka një këngëtar me të njëjtin emër. Një nacionalist i fuqishëm, këngëtari Kipelov ka mbështetur aneksimin e Krimesë nga Rusia, shkruan KultPlus.

Rusia dhe Serbia historikisht kanë pasur marrëdhënie të mira, kjo edhe shkaku i Kishës Ortodokse. Një pjesë e mirë e serbëve e konsiderojnë Moskën si aleatin kryesor, sidomos edhe në rastin e urrejtjes ndaj kosovarëve.