Grupi i Kumanovës në seancë gjyqësore këndojnë: “Do ta bëjmë Shqipërinë!” dhe “Besa, besë”

Grupi i Kumanovës në seancë gjyqësore këndojnë: “Do ta bëjmë Shqipërinë!” dhe “Besa, besë”

Të gjithë në këmbë, duke kënduar himnin e shqiptarëve, këngën “besa besë” dhe duke bërtitur “Rroftë Shqipëria”, “Do ta bëjmë Shqipërinë”… 37 të akuzuar për rastin “Kumanova” kanë shprehur revoltën për procesin e deritanishëm gjyqësor ndaj këtij grupi, raporton gazeta Lajm e Shkupit

“UÇK, UÇK…”, “Zoti e bekoftë Amerikën”, “Bojkot”, janë zërat që dëgjoheshin nga të akuzuarit të cilët për një moment u ngritën të gjithë në këmbë”.

33 të akuzuar janë larguar nga salla dhe nuk kanë dashur të dëgjojnë aktgjykimin e gjykatës.

Gjykata sot kumtoi dënim prej 746 vjetëve për të a.q Grupi i Kumanovës. Nga 37 të akuzuar, 7 janë akuzuar me burg të përjetshëm dhe 4 janë liruar.