Grupi i Deputetëve të Pavarur merr pjesë në tryezën e LDK-së

Grupi i Deputetëve të Pavarur merr pjesë në tryezën e LDK-së

Grupi i Deputetëve të Pavarur do të marrë pjesë në tryezën e thirrur nga LDK-ja ku do të diskutohet për mundësinë e zgjedhjeve të reja në vend dhe për disa tema tjera me rëndësi për vendin.

Lajmin për pjesëmarrjen e GDP-së në tryezën e LDK-së, e ka konfirmuar për rtv21.tv, deputeti Frashër Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se deputeti Dardan Sejdiu do të marrë pjesë në këtë tryezë nga radhët e GDP-së.

Në tryezën e thirrur nga LDK-ja për sot deri më tash e kanë konfirmuar pjesëmarrjen: VV-ja, AAK-ja, Nisma Socialdemokrate dhe GDP-ja.

PDK-ja ende nuk ka shprehur qëndrim nëse do të marrë pjesë apo jo.