Grupi britanik “Coldplay” do të performojë në Indi kundër varfërisë

Grupi i famshëm britanik “Coldplay”, do të zhvillojë një koncert kundër varfërisë në Indi.

Grupi britanik “Coldplay” do të performojë në Indi kundër varfërisë

Koncerti zhvillohet me rastin e “Ditës Botërore të Tualeteve”, që përqendrohet mbi problemet sanitare që përbëjnë rrezik për shëndetin e popullsisë.

Organizata “Global Citizen Festival”, që zhvillon spektakle dhe fitimet i përdorë për të luftuar varfërinë ekstreme, ka njoftuar se grupi i famshëm britanik “Coldplay” do të zhvillojë koncertin e tij të parë në Indi më 19 nëntor, në Bombei.

I krijuar në vitin 2012, ky festival zhvillohet çdo vit në Central Park në Nju Jork, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për të nxitur liderët e gjithë botës të mbledhur në Kombet e Bashkuara që të reagojnë kundër varfërisë, njofton Global Citizen.

“Ashtu si festivali jonë vjetor në Central Park, biletat për festivalin në Indi do të jenë falas. Fansat mund t’i fitojnë duke zhvilluar veprime për të mbështetur edukimin, barazinë, apo duke marrë pjesë në fushata sanitare”, thuhet në faqen zyrtare të organizatës./Insajderi.com