Gruevski pranoi se rasti i Kumanovës ka qenë i montuar

Gruevski pranoi se rasti i Kumanovës ka qenë i montuar

Një video e lansuar nëpër rrjetet sociale maqedonase dhe në disa portale tregon se si ish-kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevskit vetë futet në grackë dhe pranon se si është montuar rasti i Kumanovës më 9 maj të 2015. Gruevski këto fjalë i thotë në intervistën e dhënë për televizionin Sitel vetëm pas një kohe të shkurtër që kishte ndodhur rasti i Kumanovës, videon e lansuar nga portali Dokaz. Ai ka thënë se si policia e ka kryer punën, se si ishte planifikuar operacioni.

“Policia kishte njohuri për grupin që kishte hyrë në Maqedoni. Por operacioni ishte planifikuar që ata të kapen në kurth. Njëri grup ishte në fshatin Hotël të Likovës, ndërsa tjetri në Kumanovë. Policia priti që ata të bashkohen në Lagjen e Trimave në Kumanovë dhe që aty të kapen bashkërisht.”, kishte rrëfyer në intervistë Gruevski, duke u thirrur gjithmonë në informacione të shërbimeve të sigurisë dhe policisë.

Ndërkohë, informacione të lansuara nga dëshmitarë okularë dhe nga personat e dënuar si dhe avokatët e tyre thuhet se grupi kishte komunikim me përfaqësues të lartë të shërbimeve sekrete, kjo është dëshmuar me bisedat e përgjuara. Një nga informacionet e dëshmitarëve dhe protagonistëve të Grupit të Kumanovës është se policët kishin sjellë grupin në Kumanovë me një autoambulancë.

Kjo video më poshtë sjellë edhe detaje të tjera që tregojnë se si Gruevski vetë hyn në kurth duke rënë në kundërshtim me informacione të besueshme që e demantojnë ate, dhe që do të jenë pjesë e hetimeve të reja, në rast se do të ketë hetim ndërkombëtar.

Po ashtu Gruevski në një rast ka thënë se qëllimi ishte që grupi të kapet në gjumë në orët e para të mëngjesit.

https://www.youtube.com/watch?v=VLkqXdIltLg