Gruevski dyshohet për vjedhjen e milionave në autostradë

Gruevski dyshohet për vjedhjen e milionave në autostradë

Seanca e sotme për lëndën e PSP-së “Trajektorja” është anuluar për shkak të mungesës së avokatëve të palës mbrojtëse.

Një pjesë e avokatëve e të akuzuarve në rastin “Trajektorja” janë të angazhuar edhe në mbrojtjen e të akuzuarve për ngjarjet e dhunshme në Kuvend më 27 prill, ku sot Gjykata e Lartë pritet të merr vendim nëse do t’u vazhdohet paraburgimi ose jo.

Në lëndën “Trajektorja” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruveski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Pesheveski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish drejtori i Agjencisë të Rrugëve Shtetërore, Lupço Georgievski.

Katër personat akuzohen se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë shumë veprime, me të cilat në procedurën për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradës Miladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar dhe i kanë tejkaluar autorizimet, me çka kanë shkaktuar dëm në buxhetin e shtetit rreth 155 milionë euro.