Gruaja sulmon punonjësit dhe klientët në shitore duke thirrur “Allahu Ekber”

Gruaja sulmon punonjësit dhe klientët në shitore duke thirrur “Allahu Ekber”

Sulm me thikë në një supermarket në “La Seyne-sur-Mer”, në Francën juglindore. Një grua raportohet se ka goditur punonjësin e supermarketit dhe një klient, duke i lënë të plagosur.

Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një akt terrorist por raportohet se gruaja gjatë sulmit ka thirrur “Allahu Ekber”.

Policia ka vënë në pranga autoren e sulmit dhe pritet të japë në vijim detaje rreth shkaqeve të ngjarjes./Ora News/