Gruaja refuzon të dorëzohet, policia e qëllon për vdekje

Gruaja refuzon të dorëzohet, policia e qëllon për vdekje

Ky është momenti rrëqethës kur një grua qëllohet për vdekje nga policët, pasi që nuk iu bind urdhrave të tyre dhe filloi të gjuaj me revole në drejtim të tyre.

Kamerat e vendosura në uniformat e policisë në Smithfield në Karolinën e Veriut, kanë filmuar momentin kur Tina Renee Medlin e cila duke tentuar t’i ikë policisë me veturë nëpër autostradë përplaset në drunj dhe nuk pranon të dorëzohet, ku si pasojë qëllohet për vdekje, transmeton Telegrafi.

50-vjeçarja shihet duke qëndruar e shtrirë në bari pranë veturës së saj të bardhë e cila ishte shkatërruar nga aksidenti, dhe në një moment ngritët në këmbë dhe ua drejton revolen.

Dhe derisa policia i kërkon të dorëzohet dhe të ulë revolen, ajo refuzon ta bëjë një gjë të tillë, dhe ky veprim i kushtoi me jetë.

Ajo menjëherë ishte dërguar me autoambulancë në spital, por tri ditë më vonë ndërroi jetë pasi nuk iu mbijetoi plagëve të marra