Gruaja që pagoi dhjetëra mijëra dollarë për të goditur Martin Shkrelin

Gruaja që pagoi dhjetëra mijëra dollarë për të goditur Martin Shkrelin

Një grua nga Amerika ka ofruar 50 mijë dollarë për të goditur Martin Shkrelin. Ajo është fituese në një ankand të shpallur nga Shkreli, i cili ka gjetur një mënyrë të pazakontë për të mbledhur para për një kauzë. Ai po mbledh mjetet financiare përmes një ankandi ku personi që ofron më së shumti para për kauzën e tij, merr të drejtën ta godasë atë.

33 vjeçari, ish-drejtor ekzekutiv i kompanive së barnave Retrophin dhe Turing Pharmaceutical, u bë i famshëm vitin e kaluar kur ngriti çmimin e një bari të rëndësishëm për shërimin e HIV-it nga 13 dollarë në 750 dollarë. Veprimi i tij kishte nxitur zemërimin e publikut, shkruan The Guardian.

Tani, qytetarët e zemëruar patën mundësinë që  të largojnë frustrimin në të personalisht, duke e goditur.

“Fituesi [në këtë ankand] fiton të drejtën që të më jap një shuplakë, të më godas, apo për një darkë. Çfarëdo që ata dëshirojnë,” ka shkruar ai në llogarinë e tij në Tëitter.

Ai është duke mbledhur mjete për një djalosh me që ka mposhtur sëmundjen e leukemisë, babai i të cilit vdiq më 24 shtator. Fondi i mirëbesimit për djaloshin është krijuar në nderim të të atit./Insajderi.com