Gruaja që i mbijetoi Titanikut dhe dy tragjedive të tjera

Gruaja që i mbijetoi Titanikut dhe dy tragjedive të tjera

Në varësi të këndvështrimit suaj, Violet Jessop ishte ose gruaja më fatlume, ose gruaja më e pafat që ka jetuar ndonjëherë. Sido që të jetë, ajo sigurisht që ka patur një nga tregimet më interesante që do të lexoni ndonjëherë.

Jessop ishte një stjuardesë në linjat oqeanike, që e nisi karrierën e saj në Orinoco në vitin 1908 në moshën 21 vjeçare.

Ajo filloi me White Star Line kur shkoi në bordin e HMS Olympics, një nga tre anijet e klasit olimpik, të krijuar nga kompania, në vitin 1910.

Një vit më vonë, ndërsa Jessop ishte ende duke punuar në bordin e anijes, ajo u përplas me luftanijen britanike HMS Hawke, ndërsa të dyja po kalonin nëpër një ngushticë. Megjithëse të dyja anijet u dëmtuan nga përplasja, nuk u shkatërruan tërësisht dhe nuk pati viktima.

Ndërkohë që anijet po riparoheshin, Violet ishte e punësuar në bordin e një anije tjetër të White Star Line dhe anija simotër e Olympic, RMS Titanic. Jessop ishte në bord kur Titaniku goditi një ajsberg dhe u fundos, por ajo arriti të gjejë një varkë shpëtimi dhe mbijetoi.

Pavarësisht këtyre dy aksidenteve detare ku kish qenë e pranishme, Jessop nuk hoqi dorë dhe gjatë Luftës së Parë Botërore ajo shërbeu si stjuardesë e Kryqit të Kuq në bordin e HMHS Britannic.

Ajo ishte konvertuar në një anije spitalore dhe po transportonte ushtarë të dëmtuar në Mbretërinë e Bashkuar, kur goditën një minë gjermane në Detin Egje dhe u fundosën. Ndërsa i shpëtoi fundosjes së anijes në një varkë shpëtimi, Jessop dhe shumë pasagjerë të tjerë pothuajse u përthithën në në thikat e helikës së anijes, por u larguan ngadalë, duke forcuar reputacionin e saj si “Zonja që nuk mbytet”.