Gruaja i kërkoi divorc, ia vë flaken me benzinë

Gruaja i kërkoi divorc, ia vë flaken me benzinë

Policia në Florida është në kërkim të një burri, i cili akuzohet se i hodhi benzinë e më pas i vuri flakën gruas.

Siç shkruajnë mediat, 32 – vjeçari i shkaktoi 27 – vjeçares plagë të gradës së dytë, në pjesën më të madhe të trupit. Ngjarja e rëndë, sipas amerikanes CBS ndodhi mëngjesin e së martës të shkuar.

Gruaja mësohet se ka 2 fëmijë nga një lidhje e mëparshme, 1 – vjeç dhe 4 – vjeç, të cilët sipas policisë dëshmuan të gjithë ngjarjen.

Pas krimit, Grullon mori makinën e tij dhe u arratis, përcjell tvklan.al.

Dyshja mësohet se ishin në një lidhje prej 6 muajsh dhe 27 – vjeçarja priste një fëmijë prej tij.

Ngjarja e rëndë dyshohet se ndodhi pasi e reja kërkoi që të ndaheshin.

Grullon nuk është emër i panjohur për autoritetet, pasi ka një histori të gjatë arrestimesh për dhunë e krime të ndryshme përfshirje grabitje me armë.