Reperi Asdren Gjikolli, i njohur me emrin artistik Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi, mbrëmë i dhanë fund beqarisë. Çifti e" />

Gruaja e kryetarit vendos se kush është më i pashëm, Ledri Vula a Shpend Ahmeti

Gruaja e kryetarit vendos se kush është më i pashëm, Ledri Vula a Shpend Ahmeti

Gjiko dhe Elita Rudi mbrëmë i dhanë fund beqarisë.

Reperi Asdren Gjikolli, i njohur me emrin artistik Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi, mbrëmë i dhanë fund beqarisë. Çifti e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në White Garden Events në Prishtinë, ndërkaq kurorëzimi i tyre u bë nga i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Fotografi e video të ndryshme u publikuan nga të ftuarit në rrjetet sociale, e një ndër ata që publikoi imazhe në Instagram ishte edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.

Ahmeti në Instagram ka publikuar një fotografi bashkë me bashkëshorten e tij Adrianën, e reperin e njohur kosovarë Ledri Vulën. Dhe se cili është më i pashëm e ka vendosur Adriana?

“Adriana po thotë kush është ky faca? Fjalën e ka për mu. Ledri kushhh?”, ka shkruar me Shpendi mbi fotografin e publikuar, duke pretenduar se është më i pashëm se Vula, pas të cilit vajzat lënë kokën!

Ndërsa, në dasmën e tyre nuk munguan të famshmit e estradës sonë që i dhanë edhe më shumë madhështi kësaj nate. /21Media