Gruaja 30-vjeçare që u godit me veturë, në gjendje kritike

Gruaja 30-vjeçare që u godit me veturë, në gjendje kritike

Një 30-vjeçare është goditur nga një veturë në vendkalim të këmbësorëve në afërsi të rrethit, pranë Stacionit policor të jugut në kryeqytet.

Këmbësorja ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman në Qendrën Emergjente në QKUK, raporton KTV.

Sipas mjekëve kujdestarë,ajo është në gjendje të rëndë dhe pa vetëdije derisa janë duke i bërë ekzmaninime përkatëse.