Greqia sot po e braktisë programin e shpëtimit ekonomik të imponuar nga BE

Greqia këtë javë do ta kthejë faqen e re në odisenë e saj të borxheve, por eurozona mbetet e lëndueshme nga krizat e ardhshme. Ekonomistët janë sidomos të brengosur me situatën në Itali.

Greqia sot po e braktisë programin e shpëtimit ekonomik të imponuar nga BE

Pas tetë viteve të gjata të kushtëzuara me masat e kursimit, sot Athina zyrtarisht po e braktisë sistemin e masave për shpëtim financiar të cilin ia kanë imponuar kreditorët nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Politikanët evropian dhe ata lokal kthimin e Greqisë në tregun financiar e kanë quajtur lajm të mirë “historik”, mirëpo para 19 anëtareve tjera të cilat e përdorin valutën e përbashkët edhe më tutje qëndrojnë sfidat serioze.

“Kriza e Greqisë nuk është zgjidhur, por vetëm është shtyrë”, konsideron Charles Wyplosz, profesor i ekonomisë ndërkombëtare nga Universiteti IHEID në Gjenevë, transmeton Insjaderi.com.

Athina deri në vitin 2032 nuk do të fillojë të paguaj pjesën më të madhe të borxhit të saj shumë të madhe i cili momentalisht është 180 për qind të GDP-së. Dhe deri atëherë është e pamundur të caktohet se kah do të lëvizë ekonomikisht dhe politikisht ky vend.

FMN muajt e kaluar ka shpallur një sërë paralajmërimesh rreth qëndrueshmërisë afatgjate të borxhit të Greqisë përkundër angazhimeve të fundit të eurozonës për zvogëlimin e tij.

Wyplosz e kritikon “cinizmin spektakolar” të BE gjatë krizës: “Problemet nuk janë zgjidhur, por pretendohet se janë zgjidhur”.

“Ashtu apo kështu, një ditë do të shpërthejë. Greqia përsëri do të gjendet në krizë shumë më herët se në vitin 2032”, paralajmëron ekonomisti.

“Aspak nuk e kemi zgjidhur problemin e borxhit publik i cili edhe më tutje është në nivel të lartë në Greqi, Itali (132 për qind të GDP-së), dhe në Portugali (126 për qind) përkundër përpjekjeve të tyre”, paralajmëron Anne-Laure Delatte, zëvendëse e drejtorit të organizatës franceze për hulumtimin e ekonomisë botërore CEPII.

“Edhe Spanja (99 për qind të GDP-së) dhe Franca (98 për qind) kanë nivel domethënës të borxhit i cili mund të rrezikojë eurozonën./Insajderi.com.