Greqia: Rusia shembull i mosrespektimit të botës

Për kritikat e Moskës, Greqia thotë se po tregon një mentalitet të njerëzve të cilët nuk i kuptojnë parimet dhe vlerat e politikës së jashtme greke.

Greqia: Rusia shembull i mosrespektimit të botës

Ministria e jashtme e Greqisë të mërkurën mbrëma e ka vlerësuar si shembull i mosrespektimit dhe moskuptimit të botës, kështu e ka vlerësuar deklaratën e përfaqësueses së ministrisë së jashtme ruse Marija Zaharova, e cila, siç është komentuar në Athinë, “ka kërcënuar me pasoja” për shkak të dëbimit të diplomatëve rus nga Greqia.

Rusia të mërkurën e ka akuzuar Greqinë se po merr pjesë në “provokimet e ndyta” në lidhje me hyrje e pritur të Maqedonisë në NATO, të mundësuar me arritjen e marrëveshjes së Athinës dhe Shkupit mbi zgjidhjen e kontestit në lidhje me emrin e Maqedonisë, transmeton Insajderi.com.

Moska qysh në fillim të këtij viti i është kundërvu kësaj marrëveshjeje, ndërsa Greqia javën e kaluar ka vendosur t’i dëbojë dy diplomatë rus dhe të ndalojë hyrjen edhe për dy të tjerë sepse ka konstatuar se kanë organizuar dhe nxitur rrethet ekstreme djathtiste greke dhe zyrtarët kishtarë të protestojnë kundër marrëveshjes me Maqedoninë.

Të mërkurën zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Marija Zaharova ka pretenduar se Greqia këtë e ka bërë nën presionin e NATO-s dhe se veprimi i Greqisë “nuk do të kalojë pa pasoja”, të cilat nuk i theksoi.

Ministria e jashtme greke pretendon se “Greqia prej fillimit është përpjekur që t’i ndajë aktivitetet e këtyre personave nga politika e jashtme zyrtare ruse, derisa përfaqësuesja e ministrisë së jashtme ruse (Zaharova) me deklaratën e sotme po i legalizon këto aktivitete ilegale”.

“Mosrespektimi i vazhdueshëm i Greqisë duhet ndërpritet”, thonë në ministri të jashtme greke dhe theksojnë se “askush nuk ka të drejtë e as që mund të përzihet në çështjet e saja të brendshme”./Insajderi.com.