Asgjësimi i grupit filloi" />

Greqia i arreston dhe ua publikon identitetin shtatë hajduteve shqiptare që vidhnin dyqane të shtrenjta në Athinë

Greqia i arreston dhe ua publikon identitetin shtatë hajduteve shqiptare që vidhnin dyqane të shtrenjta në Athinë

Policia greke ka publikuar identitetin e 7 femrave shqiptare që akuzohen si pjesëtare të një grupi kriminal që vidhte dyqanet e shtrenjta në Athinë.

Asgjësimi i grupit filloi në mesin e muajit maj, por dosja penale është plotësuar vetëm ditët e fundit, pas vënies në pranga edhe të personave që ishin shpallur në kërkim.

Sipas policisë, bëhet fjalë për një grup kriminal të organizuar, aktiviteti i të cilit daton që nga viti 2016.

Të arrestuarat janë Majlinda Duka, Kristina Cacaj, Anila Mukaj, Rezarta Prastaj, Athina Bitri, Gjinovefa Kashari, Katerina Sulioti.

Grupi vepronte me metoda të sofistikuara, për të evituar kontrollet e sigurisë. Femrat përdornin aparate për çaktivizimin e mekanizmave kundër vjedhjes.

Sendet e vjedhura, veshje dhe këpucë firmato, vendoseshin në çanta të posaçme, që i kishin faqet e brendshme të veshura me alumin që mos të diktoheshin nga skaneri i alarmit në dalje të njësive.

Grupi i dërgonte veshmbathjet e vjedhura në Shqipëri. Policia tha se fitimet e mëdha që nxirrnin nga biznesi i paligjshëm ato i investonin në blerje banesash dhe makinash të shtrenjta, shkruan “ora”.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi më shumë se 4.000 artikuj veshmbathjeje, si dhe mbi 1.000 pajisje shtëpiake dhe produkte që shiten në supermerkata.

Pas urdhërit të prokurorit, identiteti i 7 femrave do të qëndrojë në web site-n e policisë greke deri më 24.11.2018. Policia u bën thirrje qytetarëve që të japin çdo informacion të mundshëm, duke u garantuar anonimitetin.